DITARI 1 - 08.10.2017

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishi...

Date: 08.10.2017

Kohëzgjatja: 00:33:55

Shikime: 51

Kanali: Ditari 1

DITARI 1

Në raportin e parë të vlerësimit për dhjetë ditëshine parë të fushatës zgjedhore, OSBE potecon fillimin e parakohshëm të fushatës, dëmtimet e shtabeve, por edhe vërejtjet rreth punës së KSHZ-së për verifikimin gjithpërfshirës të listës zgjedhore dhe për vendimet e mara në séanca të mbylluara pa njoftuar në kohë vëzhguesit . Pothuajse me të njejtat vërejtje edhe nga asociacioni qytetar MOST I cili ka dalë edhe me kritika edhe ndaj qeverisë për shkak të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në mes të procesit zgjedhor.

Kreu i KSHZ-së e ka cilësuar listën zgjedhore si një bazë të mirë për garantimin e zgjedhjeve të besueshme më 15 tetor. Cicakovski pranon se ka vërejtje rreth listës, por thotë se KSHZ ka respektuar kornizën ligjore dhe metodologjinë, dhe për të ndryshuar metodologjinë nevoitet një debat më I gjerë me të gjitha institucionet relevante të përfshira në përpilimin e listës.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka përkujtuar se përkujdesi për shqiptarët e Maqedonisë, është obligim kushtetues I shtetit shqiptar. Në një intervistë për austriaken Der Standard, Rama thotë se ish kryeministri Gruevski e ka qtë qartë, se platforma shqiptare nuk ishte shkaku që ai nuk formoi dot qeverinë.

Gjykatësit e Gjykatës Penale insistojnë që kryetari i kësaj gjykate të informoj Këshillin Gjyqësor me të gjitha informacionet që lidhen me ish kryetarin Vladimir Pançevski. Ekspertët kërkojnë ti jepet shanc hetimeve të prokurorisë e në fund të dilet me konkluzione për këtë rast.



Shikojnë live