DITARI 1 - 09.10.2017

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishi...

Date: 09.10.2017

Kohëzgjatja: 00:34:06

Shikime: 27

Kanali: Ditari 1

DITARI 1

Për rigjykimin e rastit Monstra ende pritet vendimi i Gjykatës Supreme. Mbrojtja pohon ekzistimin e bisedës telefoike mes dy personave, ashtu sic këmbëngulin familjarët, por nuk dihet nëse e njejta do të përdoret në rigjykimin eventual, bashkë me të tjera dëshmi që mund të dalin nga materialet e përgjuara që hetohen nga PSP. Nga Specialja thonë se ende po dëgjojnë të gjitha materialet dhe do të veprojnë në bazë të dëshimve, por kjo nuk do të thotë se të dënuarit aktualë mund të lirohen nga burgu deri në rigjykim.

Sërish anulohet seanca për rastin Sopoti. Kësaj radhe anulimi u bë me kërkesë të mbrojtjes e me pëlqim të Prokurorisë Speciale. Në seancën e radhës, më 18 tetor, do të ridëgjohen të gjithë dëshmitarët pa asnjë përjashtim. Nëse është e nevojshme mbrojtja do të kërkojë të thiren në gjykatë edhe ish ministrja Jankullovska dhe Saho Mijallkov, që dëgjohen në të ashtuquajturat bomba të opozitës , teksa pohojnë se për të dënuarit, nuk ka asnjë dëshmi dhe rasti është i fabrikuar.

Komisioni disiplinor pranë spitalit gjinekologjik të Shkupit, ka vendosur të dënojë mjeken , nën kujdestarinë e së cilës ndërruan jetë 4 foshnje me 30 % të rrogës për 6 muajt e ardshhëm dhe marrjen e subspecializimit të neonatologjisë për të njejtën periudhë kohore.

Të paktën 12 persona kanë vdekur në mesin e të cilëve edhe 10 fëmijë, nga përmbysja e një anije në lumin Naf, të mbushur me myslimanë Rohingya që përpiqeshin të largohen prej dhunës në Mianmar. Mendohet se në anije mund të kenë qenë deri në 100 persona në midis tyre edhe shumë fëmijë.



Shikojnë live