Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 17.03.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishin..

Shikime: ...

Date: 17-Mars-2018

Kohëzgjatja: 00:27:42

Kanali: DITARI

Pengesa kryesore për bllokimin e fuqizimit të ligjit për gjuhët në aspektin formalo-juridik, është presidenti Gjorge Ivanov dhe pengesa tjera, mund të jenë edhe nismat e dorëzuara në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit në fjalë, vlerësojnë analisti politik Arsovski dhe eksperti juridik Maksuti. Ndërkohë, VMRO akuzon shumicën qeveritare se me force dhe pa respektuar të drejtën për diskutimin e amendamenteve ka miratuar ligjin duke shkelur kështu Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. VMRO DPMNE do të ngre interpelancë dhe kallëzim penal kundër Talat Xhaferit, për uzurpim të funksionit kryetar i Kuvendit.

Vizitën e shefit të diplomacis greke Nikos Kocijas, në Shkup, analistët e politikës ndërkombëtare e shohin si një vizitë historike që ka një impakt pozitiv drejt zgjidhjes së kontestit disa vjeçar të emrit midis Maqedonisë me Greqinë. Për analistin Sela, ardhja e Kocias është një hap para zgjidhjes finale të çëshjes së emrit, ndërsa për profesori universitar Fetai nënkupton që punët ka gjasa të shkojnë në drejtimin e duhur. Ndërkohë gazeta greke Ta Nea bën të ditur se Kotzias kërcnohet me vdekja për shkak të negociatave me Maqedoninë.

Komuna e Çairit ka fituar grant prej 820 mijë euro nga Banka Botërore, për promovimin e turizmit në Carshinë e vjetër, e cila është një ndër atraksionet më të bukura të Shkupit. Me këto mjete por edhe me participimin e vetë komunës me një shumë prej 180 mijë eurosh, Carshisë së Vjetër do ti ndërrohet tërësisht pamja, me qëllim, tërheqjen e tursitëve të huaj por edhe rikthimin në Carshi të shkupjanëve.

Të paktën 14 migrantë, përfshirë edhe fëmijë, kanë vdekur pasi anija me të cilin po udhëtonin rreth 20 persona është fundosur në Detin Egje, ka njoftuar sot policia greke. Anija me migrantë ishte nisur nga Turqia për në Greqi.