Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 18.03.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishin…

Shikime: ...

Date: 18-Mars-2018

Kohëzgjatja: 00:26:35

Kanali: DITARI

Dhjetëra qytetarë, në mesin e të cilëve dhe ish funksionarë të VMRO DPMNE-së, protestuan para Qeverisë për të shprehur revoltën kundër ligjit për përdorimin e gjuhëve. Kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski, mohon se partia e tij qëndron pas këtyre protestave.Ai akuzoi pushtetin për shkelje të kushtetutës gjatë miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe mbështeti presidentin Ivanov,për mosdekretimin e ligjit I cili sipas tij po mbron kushtetutën. Ndërkohë Kreu i Lidhjës Demokratike, Pavle Trajanov, ftoi presidentin që të dekretojë të njëjtin dhe të mos bëhet shkas për krijimin e tensioneve politike dhe krizave të sigurisë.

Ekspertët juridik sqarojnë se miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve do të mundësojë që institucionet dhe shteti të komunikojnë edhe në gjuhën shqipe. Ata thonë se ky ligj buron nga marrëveshja e Ohrit, besojnë se do të vlersohet drejtë dhe me miratimin e tij ka fituar vetë Maqedonia si shtet . Sipas tyre me mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve do të forcohen akoma më shumë edhe të drejtat e maqedonasve.

Propozim ligji i ri për noterët ka bërë që të thellohen mospajtimet ndërmjet avokatëve dhe noterëve. Avokatët nuk pajtohen me ligjin duke shtuar se ata janë të autorizuar për dhënien e ndihmës juridike, ndërsa noterët janë pro ligjit me arsyetimin se qytetarët do të kursjenë në aspektin material. Noterët gjithashtu vlerësojnë se duhet ti lihet hapsirë qytetarit që të zgjedh vetë se më kë do ta bëjë lidhjen e kontratës.

Të paktën katër vetë mbetën të vdekur nga një zjarr që shpërtheu në një hotel në Manila, Filipine. Mbi 300 mysafirë të Hotel Pavilion dhe Kazino janë evakuuar, disa me ndihmën e një helikopteri. Sipas kreut të mbrojtjes civile në Filipine, janë zhdukur 19 persona.