Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 14.04.2018

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 14-Prill-2018

Kohëzgjatja: 00:27:48

Kanali: DITARI

SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë bombarduar objektiva të shumta qeveritare në Siri duke synuar vendet e dyshuara të armëve kimike. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se operacioni është në përgjigje të sulmit të dyshuar kimik, që ka ndodhur javën e kaluar në qytetin sirian, Duma. Zhvillimet në Siri pritet që të sjellin krizë të re emigrantësh edhe në Maqedoni, ka deklaruar ministrja e mbrojtjes Radmila Shekerinska. Sipas saj rastet e tilla nuk janë në favor të vendeve të vogla siç është Maqedonia. Sulmin e ajror të forcave botërore në Siri e kanë përshëndetur edhe autoritetet në Shqipëri
Kryeministri Zoran Zaev tha se bisedimet me Athinën për zgjidhjen e kontestit rreth emrit japin rezultate dhe vetëm dy çështje kërkojnë zgjidhje.Sipas tij nuk është zgjidhur përfshirja dhe emri për përdorim ndërkombëtar. Ai përsëriti qëndrimin se emri i ri duhet të jetë për përdorim të jashtëm pa pasur nevojë për ndryshim të Kushtetutës. Ai shtoi se akoma nuk ka asnjë marrëveshje përfundimtare në këtë kontekst por se po shqyrtohen emrat e përbërë me përcaktues gjeografik.
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani akuzoi presidentin Gjorgje Ivanov se është duke e shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën. Sipas tij kjo gjë duhet që të na shqetësoje të gjithëve në këtë shtet, pasi që precedente të tilla pastaj tërheqin hapa konsekuentë të ngjashëm në të ardhmen.
Shkurtimin e lëndëve mësimore për nxënësit e ciklit të ulët e mbështesin edhe psikologët sepse orari aktual i stërngarkuar sipas tyre ka ndikuar në dekoncentrimin e nxënësve. Psikologët thonë se këto ndryshime janë pozitive sepse nxënësit tani e tutje do të angazhohen më tepër në përvetësimin e matrialit edukatovo arsimorë.