Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 15.04.2018

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 15-Prill-2018

Kohëzgjatja: 00:26:56

Kanali: DITARI

Maqedonia, më 17 prill, pritet të marrë rekomandim të pakushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Sipas informacioneve, raporti i Progresit për Maqedoninë për këtë vit, është ndër më pozitivët. Edhe njëhësit e proceseve integruese vlerësojnë se Raporti i progresit për Maqedoninë këtë vit do të jetë më i favorshëm dhe vendi do të merr rekomandim të pakushtëzuar për fillim të negociatave sepse ka bërë ndryshime radikale pozitive.
Kordinatori nacional për integrim në NATO, Stevo Pendarovski, vlerëson se Maqedonia tani është më afër hyrjes në NATO, sesa para 10 vitesh në Samitin e Bukureshtit, duke shtuar se anëtarësimi në NATO nuk është mundësia e vetme për shtetin, por më e mira. Nëse për shkak të kontestit të emrit dështon anëtarësimi në NATO, Pendarovski tha se duhet të vazhdohet me negociata pasi ka edhe shumë çështje tjera të cilat duhet të zgjidhen.
Që vendi të përafrohet drejt Bashkimit evropian duhet të bëhen reforma gjyqësore efikase sepse nga shumica e ligjeve varet edhe e ardhmja e gjyqësorit vlerëson eksperti juridik Bekim Kadriu. Sipas tij miratimi i ligjeve është vetëm një hap para, sepse më pas nevojitet të zbatohen edhe në praktikë dhe për zbatimin e mirë të ligjeve nevojitet të funksionojë parimi i sundimit të ligjit.
SHBA-të Britania e madhe dhe Franca ia kanë shpalosur draft rezolutën e re për Sirinë 12 partnerëve në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara në të cilin është përfshirë mekanizëm i ri për hetimin e përdorimit të armëve kimike.