Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 17.04.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishi...

Shikime: ...

Date: 17-Prill-2018

Kohëzgjatja: 00:35:42

Kanali: DITARI

Komisioni Evropian i dha Maqedonisë rekomandim të pastër që të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, bëri të ditur sot në Bruksel eurokomisari për zgjerim, Johannes Hahn. Rekomandimi bazohet në një analizë të thellë lidhur me përparimet e bëra në vend dhe kjo duhet lavdëruar, ndërsa BE këtyre përpjekjeve duhet tu përgjigjet në mënyrë adekuate”, theksoi eurokomisari Hahn. Ai tha se reformat duhet vazhduar në sferën e administratës, luftës kundër krimit dhe korrupsionit si dhe në sferën e gjyqësorit. Përveç Maqedonisë, edhe Shqipëria, që gjithashtu është shpërblyer me rekomandimin për fillimin e bisedimeve paraqasëse për anëtarësim në BE

Kryeministri i vendit Zoran Zaev pas rekomandimit të pastër për hapje te negociatave drejt BE-së, deklaroi se kjo është një ditë e madhe për Maqedoninë. Sipas tij pas dy viteve rekomandim të kushtëzuar, vendi është rikthyer në rrugën e eurointegrimeve. Ai tha se për raportin pozitiv meritat i kanë qytetarët dhe të gjitha partitë parlamentare në vend. Ndërkohë euroambasadori në Maqedoni Samuel Zhbogar tha se rekomandimi i pa kushtëzuar është një hap i rëndësishëm për Maqedoninë dhe dëshmi se vendi ka tejkaluar krizën politike.
Thellohet bashkëpunimi midis Maqedonisë dhe Kosovës në ruajtjen e mjedisit jetësor. Ministrat e dy vendeve Duraku dhe Reshitaj paralajmëruan edhe nënëshkrimin e një memorandumi i cili pritet të ndodhë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.
Rusia njoftoi se inspektorët e armëve kimike do të lejohen të vizitojnë zonën e sulmit të pretenduar në Douma, ku ekipi ndërkombëtar nuk ka mundur të hyjë deri më tani, edhe pse ndodhet në vend që prej ditës së shtunë.