Ditari 1 së bashku me Migena Gorencën...
Shikime: ...
Date: 18-Prill-2018
Kohëzgjatja: 00:31:22
Kanali: DITARI
Eurokomisari Hahn dhe shefja e diplomacisë së BE-së Federika Mogherini , përkujtojnë qeverinë se momenti I kënaqësisë nga raporti pozitiv, ka përfunduar dje e sot vendi duhet ti rreket punës për zbatimin e reformave. Edhe pse raporti I KE-së është I pakushtëzuar, kusht gjithsesi mbetet që vendi të tregojë rezultate konkrete dhe qytetarët të ndjejnë ndryshimin .Zaev premton punë që në qershor vendi të marrë datën për negociatat.
Kryeparlamentari Xhaferi kërkon përfshirjen edhe të opozitës në proceset reformuese të vendit .Të njëjtën kërkesë edhe BDI. Opozita shqiptare kërkon që reformat të mos mbesin vetëm në letër. VMRO ndërkohë akuzon qeverinë, se nuk ka as kapacitet për të realizuar reformat thelbësore .
Shefi I diplomacisë greke Nikos Kotzias, është i bindur se Maqedonia nuk do ti gëzohet ftesës për antarësim në NATO në qershor, edhe përkundër optimizmit të politikanëve në Shkup Ai kategorikisht hodhi poshtë mundësinë për një zgjidhje që nuk përfshin ndryshime kushtetuese dhe emrin “ erga omnes”.
Mbledhja e qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës, pritet të mbahet në Maj. kryeministrat e Maqedonisë dhe Kosovës, patën një takim në Shkup në kuadër të në kuadër të samititi digjital ballkanik, në të cilin konfirmuan vullnetin për të bashkëpunuar në më shumë sfera në të mirë të qytetarëve.