Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 19.04.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Rexhepi...

Shikime: ...

Date: 19-Prill-2018

Kohëzgjatja: 00:28:01

Kanali: DITARI

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini, mbajti fjalim para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë. Ajo apelo për unit të brendëshëm, bashkëpunim me fqinjët dhe vazhdim të reformave. Keni kohë të mjaftueshme deri në qershor, që t’i sillni vendit datën për fillimin e negociatave me BE-në porositi Mogerini. Derisa ajo po mbante fjalim, iniciativa qytetare drejtësi për Almirin, protesoi para kuvendit, duke kërkuar që zyrtarët e BE-së të vazhdojnë trysninë ndaj drejtuesve në vend për reforma të mirëfillta në sistemin e drejtësisë.
Porositë e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Frederika Mogerini, ashtu si edhe ato të një dite më aprë nga komisari Johanes Han dhe Raporti ekskluzivisht pozitiv për progresin e RM-së janë sinjal i qartë se vendi po lëviz në drejtimin e duhur, vlerësojnë nga LSDM. Derisa nga VMRO vlerësojnë se BE i duhet Maqedonisë si mënyrë për të ngritur standardin e qytetarëve, cilësi më të lartë të jetesës dhe ndarjen e vlerave të përbashkëta.
Departamenti amerikan i Shtetit përkrah parezervë perspektivën euroatlantike të Maqedonisë, pasi vendi mori rekomandim të pakushtëzuar nga Komisioni Evropian për fillimin e bisedimeve. SHBA-të përkrahin fuqishëm edhe procesin e bisedimeve për emrin nën udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara dhe presin zgjidhje të kontestit.
Në progres raportin e KE-së ekonominë e vendit është vlerësuar mesatarisht e përgatitur për tu përballur me konkurencën në tregun Evropian. Ndërsa është theksuar se probleme kryesore ende mbeten ekonomia e zezë, shkalla e lartë e papunsisë, mos respektimi I marrëveshjeve dhe niveli I ulët I inovacioneve dhe investimeve. Zëvendëskryeminsitri për çështje ekonomike Koço Angjushev thot se raporti I KE-së pasqyron realisht situatën ekonomike në vend.