Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 20.04.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishi...

Shikime: ...

Date: 20-Prill-2018

Kohëzgjatja: 00:29:18

Kanali: DITARI

Shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, më 25 prill, pritet të mbajnë takimin e radhës në Vjenë , me ndërmjetësin e OKB-së Metju Nimitc shkruajnë mediat greke. Takimi konfirmohet edhe nga MPJ në Shkup, por jo edhe data që përflitet në mediat greke. Zëdhënësi qeveritar Bposhnjakovski, optimist se së shpejti do të gjendet zgjidhja përfundimtare e kontestit , një zgjidhje e dinjitetëshme për të dyja palët.
Edhe Ministrja e Mbrojtjes Sheqerinska optimiste se Maqedonia do të marrë ftesë për antarësim në NATO, në korrik, nëse arrin të zgjidhë cështjen e emrit deri në Qershor, edhe përskaj pesimizmit të palës greke se nuk ka kohë të mjaftueshme për zgjidhjen e emrit deri në qershor.
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski sqaroi se propozim ligji për regjistrin qëndror të popullsisë nuk zëvendëson regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive, por vetëm do ua lehtësojë punën qytetarëve të cilët nuk do të jenë të detyruar që të enden lart e poshtë nëpër institucione për kompletimin e dokumenteve.
Fejzi Aziri, një nga të akuzuarit në rastin Monstra, është kthyer në burgun e Shtipit, ku duhet të vuajë dënimin për ambëmbajtje pa leje. Gjykata Penale hodhi poshtë ankesën e avokatëve të Azirit , për ndërprerjen e dënimit të tij. Aziri mungoi këtë javë, në ditën e parë të rigjykimit të rastit Monstra pasi ishte shtruar në spital , ku edhe u arrestua nga policia, meqë pas marrjes së lejës nga burgu nuk u kthye më. Ndërkohë Qeveria nuk komenton proceset gjyqësore që janë në rjedhë.