Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 19.05.2018

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 19-Maj-2018

Kohëzgjatja: 00:22:25

Kanali: DITARI

Kryeminsitri Zoran Zaev e konfirmoi zyrtarisht se Maqedonia e Ilindenit ësht propozimi për të cilin kishin rënë dakord me homologun e tij grek Cipras, në takimin në Sofje. Zaev tha se qëndron fuqishëm pro këtij propozimi pasi tre Ilindenët paraqesin kontinuitetin historik të shtetit.Por lideri I opozitës Hristian Mickovski nuk ndau qëndrimin e njejtë me kryemisnitrin sidomos në pjesën që ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese. Presidenit Ivanov qëndrimin do ta ndërtojë pasi të marr version të shkruar të propozimit.
Edhe kryeministri grek Aleksis Cipras e ka njoftuar Presidentin grek Prokopis Pavlopulos dhe liderët e partive politike rrreth bisedimeve për emrin. Presidenti grek nuk dha ndonjë vlerësim konkret rreth propozimit Maqedonia e Ilindenit, por partit opozitare greke Demoracia e re, Pasok dhe Partia Komuniste u shprehën kategorikisht kundër.
Gjetja e zgjidhjes së qo ti jepte fund kontestit me emrin do ti hapte vendit perspektivën euro-atlantike, vlerësojnë analistët politik në vend. Analisti Mersel Bilalli poashtu thot se arritja derit e një verzin i pranueshëm për qeveritë në Shkup dhe Athinë është rezultat edhe i presionit të fuqie ndërmombëtare. Ndërsa Nano Ruzhin thot se pas konsenzusit te arritur midis palëve radhën e kanë detajet për të cilat patjetër duhet të merren vesh që të përmbyllet kjo çështje.
Lideri i opoziotës maqedonase Hristian Mickovski ka paralajmëruar se më dy qershor opozita do të mbajë protesta para qeverisë. Ai akuzoi Qeverinë për dështim në zbatimin e reformave, hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen ekonomike.