Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 20.05.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Rexhepi...

Shikime: ...

Date: 20-Maj-2018

Kohëzgjatja: 00:27:51

Kanali: DITARI

Propozimi Republika Ilinditase e Maqedonisë refuzohet nga autoritetet në Athinë, ndërsa qeveria në Shkup fton që propozimi të pranohet. Kryengritja Ilinditase është luftë e përbashkët e popullit tonë multietnik për të drejta sociale dhe liri dhe nuk ka kurrfar aspiratash teritoriale ndaj asnjë vendi fqinjë, përfshi edhe Greqinë thuhet në njoftimin e qeverisë së Maqedonisë.
Pasi qeveria greke refuzoi propozimin Republika Ilinditase e Maqedonisë, kryeminsitri Cipras ka realizuar një bisedë telefonike me nënpresidenti amerikan Majkëll Pens. Siç bëri të ditur shtëpia e bardhë Nënpresidenti amerikan e ka inkurajuar kryemisnitrin Cipras që të vazhdojë të punojë me kryeminsitrin Zaev për zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët. Ndërkohë minsitritë e jashtlmne të dy vendeve paralajmëruan se shefat e diploamcisë Dimitrov dhe Koxias do të takohen më 24 dhe 25 mај në Nju Jork, në prani të ndërmjetësit Nimic.
Zëvendëskryemisnitri Bujar Osmani thot se propozimi Republika Ilinditase e Maqedonisë paraqet emrin e kryengritjes së përbashkët maqedono-shqiptare të vitit 1903, që flet për kohezionin dhe bashkëpunimin shqiptaro-maqedonas në ndërtimin e këtij shteti që para 115 vitesh. Ai poashtu ka theksuar se është shum me rëndësi për integrimin e vendit në NATO dhe BE që propozimi të pranohet nga dy vendet dhe i njejti muajin e ardhëshëm të ratifikohet në kuvend.
Albanologët, kujdes si përktheni. Propozimi “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, një përkthim i keq, pasi emrat dhe toponimet në gjuhën shqipe nuk përkthehen në pjesën e tyre përbërëse.