Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 21.05.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishin...

Shikime: ...

Date: 21-Maj-2018

Kohëzgjatja: 00:35:34

Kanali: DITARI

Propozimi për emrin ‘Republika e Maqedonisë së Ilindenit’, të mos hidhet poshtë por të merret parasysh dhe të rishikohet edhe më thellë deklaroi, kryeministri Zoran Zaev . Sipas tij ky propozim përmush pritjet e shumicës së qytetarëve të dy vendeve dhe mund ti japë fund kontestit shumvjeçar. Opozita maqedonase ende pa qëndrim ndërsa opozita greke shprehet kategorikisht kundër me arsyetimin se përmban elemente irrendetiste. Edhe partit politike shqiptare japin vlerësimet e tyre rreth propozimit të ri të emrit.

Kryeministri Zoran Zaev konfirmoi se marrëveshja për rikonstruimin e qeverisë është gati dhe nesër pritet të dorëzohet edhe në Kuvend. Ndërkohë, Lëvizja Besa e Gashit, ka reaguar ndaj reagimeve të shtuara të disa personaliteteve të jetës publike dhe organizatave joqeveritare pas njoftimit se kjo parti do të drejtojë me resorin e kulturës. Nga Besa thonë se e kanë merituar të jetë pjesë e kësaj qeverie.

Anita Angellovska Bezhovska me shumicë votash zgjedhet guvernatore e Bankës Popullore të Maqedonisë. Guvernatoren Bezhovska e mbështetën edhe nga VMRO-DPMNE, me arsyetimin se ajo ka treguar profesionalizëm dhe përkushtim në punën e saj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj informoi sot se rruga Prishtinë – Shkup, përmes Kaçanikut dhe Hanit të Elezit, do të lëshohet në qarkullim me siguri më 1 qershor.