Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 09.06.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishin...

Shikime: ...

Date: 9-Qershor-2018

Kohëzgjatja: 00:30:48

Kanali: DITARI

Stuhia e furishme me shi, breshër dhe erëra të forta e cila për disa çaste kaploi Shkupin shkaktoi dëme të dheksuara dhe bllokoi disa rrugë. Banorët e Serovës dhe Gazi Babës edhe këtë here ishin ata që pësuan më shumë nga shiu. Autoritetet e komunsës së Çairit u njoftuan me pasojat në teren dhe theksuan se po punojnë vazhdimisht për të sanuar dëmet. Ndërkohë sinoptikët paralajmërojnë se mot jo stabil me shira dhe me bubullima pritet të ketë edhe gjatë orëve të natës dhe ditëve në vauzhdim.

Zvarritja e bisedës telefonike mes dy kryeministrave për çështjen e emrit ka zgjuar kërshërinë e opinionit vendas dhe atij rajonal.Qeveria e Maqedonisë përgënjestron spekulimet e mediave rajonale për dështimin e bisedimeve duke i cilësuar si të ndjeshme dhe që nuk kotribuojnë në arritjen e qëllimit strategjik me interes kombëtar. Një zyrtar i qeverisë greke shprehet optimist se do të ketë një rezultat të mirë të negociatave ndërsa ambasadori i parë i Shqipërisë në Shkup, Shaban Murati, zgjidhen e çështjes së emrit e sheh me skepticizëm.

Përgjegjësi penale për të gjithë ata që inskenuan rastin e Sopotit dhe Mostrës, paralajmëroi avokati mbrojtës Naser Raufi. Ndërkohë për rastin e Kumanovës ai thote se presin ekipin e prokuroreve nderkobetar te përfshihen në kete rast.

Qytetarët ankohen për standard të ulët jetësor. Ata nga shumica qeveritare kërkojnë rritjen e pagave, investime në hapjen e fabrikave, dhe realizimin e premtimeve me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor në vend.