Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 10.06.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishin...

Shikime: ...

Date: 10-Qershor-2018

Kohëzgjatja: 00:40:05

Kanali: DITARI

Shqiptaret nga të gjitha trojet u mblodhën prap ne Prizren si 140 vjet me parë, për të përkujtuar Lidhjen e Prizrenit e cila i bashkoi shqiptarët nga të gjitha trojet për të mbrojtur interesat kombëtare të tyre. Zyrtar shtetërorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, si dhe përfaqësues nga trojet tjera shqiptare duke folur për rëndësinë dhe rolin e kësaj ngjarje të madhe historike të popullit shqiprarë thanë se pa Lidhjen e Prizrenit, nuk do të kishim 28 nëntorin dhe 17 shkurtin.

Zëdhënësi i qeverisë greke Ksanakopoulos është optimist se kryeministri i maqedonisë Zaev, do të bëjë hapin vendimtar dhe do të arrihet marrëveshja. Ndërkohë, Qeveria e Maqedonisë ka hedhur poshtë shkrimet e disa mediave greke se ministri i jashtëm Dimitrov ka mospajtime me kryeministrin Zaev, sa i përket çështjes së emrit.

Nese i behet nje analize me e thukte situates politike momentale vizavi asaj qe po e pret vendin deri ne muajin tetor, analistet politik vleresojne se gjasat jane shume reale qe vendi te kete edhe nje pale zgjedhje te parakohshme parlamentare , qofshin ato kete fundvit apo edhe ne pranvere sebashku me zgjedhjet presidenciale.

Familja Jakupi me dy vajza të paralizuara për shkak të varfërisë së skajshme ka nevojë për ndihmë që të mund të përkujdeset dhe ti mbulojë shpenzimet për barna dhe ushqim për vajzat. Andaj muaji i Mëshirës dhe solidaritetit le të jetë një shkak për t’ia lehtësuar barrën kësaj familje.