Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 11.06.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Rexhepin...

Shikime: ...

Date: 11-Qershor-2018

Kohëzgjatja: 00:31:04

Kanali: DITARI

Kryemisnitri Zoran Zaev ka realizuar sot bisedën telefonike me kryemisntrin grek Cipras, por kontesti me emrin mbetet ende i hapur. Pas bisedës së sotme njëorëshe ku u shqyrtuan disa ide për zgjidhje ata janë dakorduar për vazhdimin e bisedës paraditen e nesërme.

Raporti I KE-së për Maqedoninë para deputetëve. Zëvendëskryeminsitri Bujar Osmani u kërkoi deputetëve konsenzus të gjërë politik dhe etnik për integrimet. Por në frymën e konsenzusit të kërkuar nuk ishin qëndrimet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, të cilët edhe në këtë temë nuk ngelën pa shkëmbyer akuza. Deputeti i BDI së Artan Grubi kërkoi që vendi e sidomos elita politike të ndryshojë mentalitetin.

Zrtar të Maqedonisë dhe Kosovës, në prani të euroambasadorëve kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e pikës së përbashkët kufitare Bellanoc – Stançiq.Kjo pikë e re kufitare do të jetë një derë e re për të komunikuar mes dy vendeve u tha me këtë rast.

Në komunën e Haraçinës, u vu gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri komunal. Me këtë rast kryemisnitri Zoran Zaev, premtoi se ky nuk do të jetë objekti i vetëm kapital për Haraçinën, ndërsa paralajmëroi edhe rregullimin e kanalizimit dhe ardhjen e një investim të madh të huaj në Haraçinë.