Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 12.06.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishin...

Shikime: ...

Date: 12-Qershor-2018

Kohëzgjatja: 00:36:44

Kanali: DITARI

Kryeministri Zaev shpreson që sot të përmbyllen të gjitha aspektet dhe të arrihet marrëveshje për emrin për faktin se pret vetëm edhe një bisedë thelbësore me homologun e tij grek Cipras. VMRO-DPMNE vlerëson se Maqedonia është shumë largë nga anëtarësimi në BE. Zv/kryeministri Osmani,thot se raporti i KE-së, është dëshmia më e mirë se vendi i ka plotësuar kriteret dhe emri mbetet e vetmja pengesë. Presidenti Ivanov e vlerëson si jo serioze zgjidhjen e kësaj çështje permes telefonit. Ndërkohë shefi i diplomacies greke Kocias thot nëse arrihet marrëveshja me Shkupin ne do ti japim dritë jeshile Maqedonisë për në NATO.

Në rigjykimin e sotëm për rastin Monstra kanë dëshmuar tre peshkatarë të cilët ditën kur ka ndodhur vrasja kanë qenë për peshkim tek Liqeni i Smillkovës. Në disa rastë ata ishin kotradiktorë mes veti por edhe me deklaratat që i kanë dhënë në gjykimin paraprak dhe ata para gjykatësit hetues. Gjatë marrjes në pyetje dëshmitari i parë u alivanos pas çka u ndërpre gjykimi dhe njëkohësisht marrja në pyetje e të njejtit.

Ministri i shoqërisë informatike dhe administrates, akuzon VMRO – në se me amandamentet e shumta dhe të pakuptimta po bllokon sjelljen e ligjit për media. Ai i bëri thirrje VMRO- së të lë anash lojërat e ngushta partiake dhe ta vendos interesin e qytetarëve në vend të parë.

Të paktën dhjetë persona kanë vdekur nga përplasja e dy anijeve në Lumin Vollga të Rusisë. Shkaku i përplasjes së anijeve nuk është ende i qartë.