Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 13.06.2018

Ditari 1 së bashku me Migena Gorencën....

Shikime: ...

Date: 13-Qershor-2018

Kohëzgjatja: 00:37:02

Kanali: DITARI

Vetëm dy minuta zgjati qëndrimi në Presidencë i kryeministrit Zaev dhe shefit të diplomacisë Dimitrov. Presidenti Ivanov nuk deshi të dëgjojë sqarime rreth marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit. Në pres konferencë gjatë pasdites, tha se Bashkimi Evropian dhe NATO nuk mund të jenë alibi për një marrëveshje të keqe. Ivanov ishte i qartë , nuk do të vendosë firmën në atë që e cilësoi marëvehsjen më të keqe në historinë 73 vjecare të maqedonisë. Për Kreun eopozitës, Mickoskin kjo ëhstë një “marrëveshje kapitullimi”.

Qytetarët e vendit janë të ndarë në mendime sa I përket emrit të ri Republika e Maqedonisë së Veriut. Për shqiptarët, emri i ri, hap perspektivë të re, për shumicën e maqedonasve të anketuar nga TVM2, emri nuk duhej ndryshuar. Eskpertët në Maqedoni e Shqipëri, vlerësojnë marrëveshjen e arritur duke potencuar se I hap rrugën europiane qytetarëve të Maqedonisë.

Një vit e dy muaj burg për Ceo Georgievskin dhe tre vite burg për Stojan Pavllevskin, dy nga të akuzuarit për dhunë ndaj Ziadin Selës. Pavllevski e quan të lartë dënimin meqë pretendon se i ka shpëtuar jetën Selës. Georgievski nuk deshi të komentojë.

629 emigrantët e bllokuar në anijen akuarius, u nisën drej Spanjës, pasi u shpëtuan nga disa gomone pranë brigjeve të Libisë. Italia dhe malra refuzuan ti pranojnë refugjatët mes të cilëve ka shtatë gra shtatzëna, 11 fëmijë të mitur dhe 123 minorenë të pashoqëruar.