Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 15.06.2018

Ditari 1 së bashku me Fitore Demolli...

Shikime: ...

Date: 15-Qershor-2018

Kohëzgjatja: 00:31:37

Kanali: DITARI

Muslimanët në të gjithë botën festojnë Fitër Bajramin. Në Maqedoni, manifestimi qëndror u mbajt në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup, në Tiranë sërish Bajrami u fal në bulevard pasi xhamia e madhe ende nuk ka mbaruar. Pelegrinë të shumtë festuan edhe në Mekë.
Në këtë ditë feste TVM 2 ju fton të ndihmojmë familjen Terziu nga Shkupi. Agimi, kujdeset vetë për motrat e tij të verbëra. Nuk marrin ndihmë nga shteti, e sigurisht që sëmundja u pamundëson të punojnë. Sot është festa e mëshirës, solidaritetit dhe dashurisë . Është dita kur të gjithë ne duhet të mendojmë për familjen Terziu.
Marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës, do të nënshkruhet të djelën një pjesë në territorin grek e një pjesë në Prespë të Maqedonisë, konfirmon zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski. Nënshkrues do të jenë ministrat e Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias e Nikolla Dimitrov me pjesmarrjen e dhe të kryeministrave Zaev e Tsipras dhe të ndërmjetësuesin e OKB-së, Matthju Nimitz.
U lëshua në përdorim rruga e re mes Sarajit dhe Rashces, që shkurton në vetëm 3.5 kilometra udhëtimin e banorëve nga gati 10 sa ishte aktualisht. Për këtë projekt, banorët dhe Komuna e Sarajit ndanë 6 milion denarë ndërsa 4.5 milion u siguruan nga qyteti i Shkupit.