Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 16.06.2018

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 16-Qershor-2018

Kohëzgjatja: 00:29:37

Kanali: DITARI

Kryeministri Zaev e ka cilësuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, që nënshkruhet të dielën në mëngjes në Prespë, si sinjal për sjellje europiane . Ambasadori amerikan Xhes Bejli e quan fillim të ri për vendin . Por VMRO vazhdon të këmbëngulë se marrëveshja është tradhëti dhe akuzojnë Zaevin se po I fsheh pasojat që marrëveshja do t’i ketë në të ardhmen.
Ivanov nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij kokëfortë, për të mos nënshkruar marrëveshjen për emrin. Ekspertë vlerësojnë se presidenti ka kohë që nuk sillet si kreu më i lartë i shtetit, por vazhdimisht tregon se është një president i papërgjegjshëm.
Profesori i njohur Eduard Joseph , propozon që kryeministrat Zaev dhe Cipras, të vlerësohen me cmimin Nobel për paqe. Sipas tij, marrëveshja e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë, nuk është thjesht marrëveshje që i jep fund kontestit të stërzgjatur për emrin, por është model për zgjidhjen e konflikteve të identitetit .
Ndryshimet në ligjin për noterët, kundështohet nga këta të fundit. Noterët vlerësojnë se akti noterial duhet të kthehet në kapacitetin e tij të plotë dhe nuk duhet tu merren përgjegjësitë. Ministja Deskovka thotë se do të dëgjojë të gjitha palët, duke pasur parasysh mbi të gjitha, interesin e qytetarëve.