Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 17.06.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Rexhepi...

Shikime: ...

Date: 17-Qershor-2018

Kohëzgjatja: 00:30:33

Kanali: DITARI

Nënshkruhet në prespë marrëveshja për emrin, që i hap rrugën ardhmërisë europiane të Maqedonisë. Kryeministrat Zaev dhe cipras, e cilësuan marrëveshjen si historike, mediatori Nimic përkujtoi palët të punojnë për obligimet që dalin nga marrëveshja. Frederika Mogerini dhe Johanes Hahn, e cilësuan marrëveshjen si model të ri për gjithë botën se si zgjidhen konfliktet
Opozita në Maqedoni dhe qytetarët në Greqi, kërkuan anulimin e marrëveshjes për emrin. Kreu I VMRO-së MIckovski, akuzoi kryeministrin Zaev për tradhëti dhe e këcënoi se do të vjen kohs që të përgjigjet edhe para popullit edhe para ligjit. Në greqi protesta eskaloi në dhunë teksa policia përdori gaz lotsjellës për të larguar qytetarët .
Analistët thonë se mund të priten përpjekje për ngritje tensionesh , sidomos të tensioneve ndëretnike, por marrëveshja gjithsesi do të bëjë të qartë edhe për opinionin publik se cilat janë forcat politike që nuk e duan ardhmërinë europiane të vendit. Sipas analistëve, përfitimet nga kjo marrëveshje, janë shumë më të mëdha se humbjet.
Qeveria shqiptare nisi punimet për Rrugën e Arbrit. Projekti që kap vlerën e 240 milionë eurove parashikon shkurtimin e distancës nga Tirana në Dibër, në 69 km nga 180 km që ishte në projektin e mëparshëm.