Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 11.07.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Rexhepin...

Shikime: ...

Date: 11-Korrik-2018

Kohëzgjatja: 00:36:32

Kanali: DITARI

Në Samitin në Bruksel, vendet anëtare njëzëri vendosën që Maqedonisë t’i jepet ftesa për anëtarësim në NATO. Por antarësimi vlen vetëm për Republikën e Maqedonisë Veriore, pra ftesa kthehet në vendim të plotfuqishëm vetëm pas finalizimit të marrëveshjes së emrit që vazhdon të mbetet kusht për një konkluzion të suksesshëm të procesit.
Ministrat Osmani dhe Shekerinska thonë se vendi i ka të qarta detyrat që duhet të përmbushë për tu bërë anëtare e plotëfuqishme. Për qeverinë, referendumi i vjeshtës ka të njëjtën rëndësi historike si referendumi i pavarësisë apo Marrëveshja e Ohrit. Qytetarët shqiptarë ndërkohë janë optimist se antarësimi do të shtojë investimet duke përmirësuar standardin jetësor.
Por partitë asesi nuk po arrijnë të dakordohen rreth kompletimit të përbërjes së përkohëshme të KSHZ-së. Kryeparlamentari Xhaferi edhe sot i përkujtoi politikanëve se kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe ardhmërisë së vendit. Xhaferi thotë se ky ngërc duhet tejkaluar me dialog dhe marrëveshje dhe ai do të respektojë të gjitha procedurat parlamentare.
Pushimi mjekësor I jnërit nga gjykatësit, shtyhu dëgjimin e dëshmitarit “E1” në rastin “Monstra” . Familjarët e të vrarëve, thonë se shtyrja e vazhdueshme e rigjykimit për këtë rast, është goditje e fortë për ta. Për ta nuk është e arsyeshme që gjykimi të shtyhet vetëm pak para mbajtjes së tij.