Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 13.07.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Rexhepin...

Shikime: ...

Date: 13-Korrik-2018

Kohëzgjatja: 00:39:18

Kanali: DITARI

Përfaqësuesit e BE-së përshëndesin sukseset që ka arritur Maqedonia dhe konfirmojnë se dyert e BE-së janë të hapura . Ata kërkuan bashkëpunim më të ngushtë mes partive politike, pozitës dhe opozitës në procesin e mëtutjeshëm deri në hapjen e bisedimeve. Ndërkohë, nga qeveria e Maqedonisë, premtojnë se do të vazhdojnë me reformat për të përmbushur të gjitha detyrat e dhëna nga Brukseli.

Në fund të muajit do të hapet debati për mbajtjen e referendumit, paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev, duke shtuar se pret që së shpejti të formohet KSHZ-ja dhe së bashku të definojnë edhe datën e mbajtjes së referendumit. Pas referendumit të suksesshëm pasojnë ndryshimet kushtetuese me dy të tretat e votave në kuvend. Kryeministri Zaev shpreson që të gjithë deputetët të respektojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve.

Seanca e sotme për rastin Dhuna në qendër ka filluar me vonesë. Shkak i vonesës, ishte si gjithnjë ardhja jo në kohë e ish kryeministrit Gruevski. Prokurorja speciale Fatime Fetai tha se Gruevski vonohet gjithjnë prandaj kërkoi që të paraburgoset ose të sillet në kohë i shoqëruar nga policia.

19 persona kanë vdekur, ndërsa 12 të tjerë janë lënduar në një shpërthim në një park industrial, në provincën Sichuan të Kinës. Deri më tani nuk dihet shkaku i shpërthimit dhe autoritetet kanë nisur hetimin.