Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditar1 1 - 16,07,2018

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 16-Korrik-2018

Kohëzgjatja: 00:32:02

Kanali: DITARI

Kryeministri Zoran Zaev nuk përjashton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare për të cilat insiston VMRO-DPMNE nëse siç thotë kjo e garanton procesin e suksesshëm të referendumit. Ai mohoi se ka marrë kërkesa nga opozita maqedonase, që të lirohen disa të akuzuar nga VMRO-DPMNE me qëllim që të kalojë përzgjedhja e anëtarëve të KSHZ, e cila është kyçe për realizimin e referendumit. Ndërkohë nga VMRO-DPMNE-së, akuzojnë Zaevin për marrëveshjen me emrin. Ata kërkojnë nga kryeministri Zaev ti ndërpresë gënjeshtrat siç thonë për gjoja mbrojtjen e identitetit maqedonas.

Eurokomisioneri për zgjerimi Johannes Hahn nesër do të qëndrojë në Shkup dhe më pas do të vazhdojë në Tiranë.Vizita vjen pas vendimit të Këshillit që vendosi rrugën e hapjes në negociatave për anëtarësim në qershor të 2019, me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Eurokomisioneri do të çelë zyrtarisht punën përgatitore, apo siç edhe njihet procesi “screening”. Krahas vizitave dhe axhendave të parapara, proceset eurointegruese në Maqedoni vazhdojnë të marin mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.
Komisioni i transportit dhe lidhjeve i dha vizë ribalancit të buxhetit të RTM-së për këtë vit. Me ribalancin e ri buxheti i RTM -së do të rritet për 3 miljon euro më shumë. Opozita edhe pse pranoi propozimin për ribalanc thanë se RTM në të ardhmen do të përballet me krizë finansiare për shkak të heqjes së taksës radio-difuzive nga ana e qeverisë. Por shumica kundërpërgjigjet duke thënë se finansimi i RTM-së nuk ka qenë kurrë më stabil se sa është tani.
Marrja e ftesës së Maqedonisë për në NATO ka inkurajuar kompanitë e huaja për të investuar në vend. Kompania gjigante amerikane “Dura Automotiv Sistems” investon 18 milion dollarë në ndërtimin e një fabrike për prodhimin e paisjeve të makinave në të cilën do të punësohen 500 punëtorë.