Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 05.08.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishin...

Shikime: ...

Date: 5-Gusht-2018

Kohëzgjatja: 00:27:42

Kanali: DITARI

30 organizata dhe parti më të vogla, u bënë bashkë në thirrjet për bojkot të referendumit. Ata formuan të ashtuquajturin Shtabin e Krizës që do ta udhëheq Janko Baçev. Ekspertët ndërkohë përkujtojnë se qeveria dështoi të fitojë përkrahjen e opozitës për referendimin, por tani duhet të nisë punën për të bindur qytetarët se cilat janë benefitet e një rezultati pozitiv.

Ndryshimet Kushtetuese, nuk do të kalojnë lehtë në kuvend. Shumica për momentin nuk i ka 81 deputetë thonë analistët, sipas të cilëve maxhoranca duhet të sigurojë vota shtesë nga deputetë të caktuar të opozitës. Nëse kjo nuk arrihet, ata nuk përjashtojnë as mundësinë e zgjedhjeve të parakohëshme.

Nga viti i ardhshëm, shitësit në tregjet e gjelbërta, duhet të pajisen me licenca. Nga shoqata e pazarxhinjve thonë se ndryshimet ligjore më në fund rregullojnë statusin e shitësve. Por shitësit ankohen se 60 eurot për licencën, janë shumë për xhepin e tyre.

20 persona kanë humbur jetën pasi një avion i vjetër i luftës së Dytë Botërore u rrëzua në një zonë malore në Zvicër. Shkaku i aksidentit është ende i panjohur. Ky është aksidenti I dytë i tillë. Dje një avion i vogël u rrëzuar duke lënë të vdekur një cift dhe dy fëmijët e tyre.