Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 06.08.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Rexhepi...

Shikime: ...

Date: 6-Gusht-2018

Kohëzgjatja: 00:33:47

Kanali: DITARI

LSDM pret që në referendumin e 30 shtatorit qytetarët ti thonë po marrveshjes për emrin e cila sipas sajë është një akt patriotik. Por kështu nuk mendojnë nga VMRO-DPMNE, nga e cila vlerësojnë se qeveria e udhëhequr nga LSDM po i manipulon qytetarët.

I ahtuquajturi Grupi i Ohrit i përbër nga ish politikanë, ish diplomatë dhe ekspertë ndërkombëtar përfshi ish-Sekretarët e Përgjithshëm të NATOs Xhorxh Robertson e Havier Solana, apo Karl Bildt, ish-Përfaqësues Special i BE-së, me apel te qytetarët e vendit që ti thonë po referendumit të 30 shtatorit.

Qëndrimi i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, vazhdon të shkaktoj reagime të ndryshme në Prishtinë dhe Beograd, por kjo ide ka shqetësuar edhe Shkupin. Partit politike në Maqedoni si ato shqiptare ashtu edhe ato maqedonase shprehen kategorikisht kundër mundësisë së ndryshimt të kufijve.

Për reforma të mirëfillta në sistemin e drejtësisë në vend, duhet paraparë edhe revizioni të gjykatësve, me qëllim që të sillen para drejtësisë edhe gjykatësit që kanë keqpërdorur detyrën, vlerëson profesori Universitar Bashkim Selmani. Ai këtë arsyetim të tij e bazon te rastet e montuara dhe padrejtësitë tjera individuale apo grupore, në të cilat kanë qenë të përfshirë edhe gjykatësit.