Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 07.08.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishin...

Shikime: ...

Date: 7-Gusht-2018

Kohëzgjatja: 00:27:41

Kanali: DITARI

Në aksionin e mbrëmshëm antiterrorist të policisë në Shkup, 7 persona kanë përfunduar në pranga. Ata akuzohen për pjesmarrje në luftrat në SIri dhe Irak.

VMRO-DPMNE ashtu edhe presidenti Gjorge Ivanov ende nuk e kanë publikuar qëndrimin e tyre për referendumin e 30 shtatorit. Nga VMRO kanë kritikuar qeverinë për keqpërdorim të resurseve shtetërore. Nnga LSDM janë kundërpërgjigjur se qëllimi i VMRO-së është kompromisi për të amnestuar ish zyrtarët e lartë të kësaj partie. LSDM njëherit fton qytetarët që ti thonë PO marrveshjes me Greqinë dhe perspektivës euroatlantike të vendit.

KSHZ, është e përgaditur për realizimin e referendumit deklaron nënkryetarja e këtij komisioni Ditmire Shehu. Pas miratimit të rregullores për punë dhe kalendarit të aktiviteteve KSHZ ka miratuar edhe buxhetin për organizimin e referendumit për çka planifikon të shpenzojë rreth 2,9 milion euro.

Minsitria e Bujqësisë e Maqedonisë vlerëson se dëmi që i është shkaktuar vendit nga taksa prej 30% për produktet bujqësore që ishte vendosur nga Kosova arrinë në 180 mij euro. Sipas kësaj minsitrie masa ishte në kundërshtim me rregullat e CEFTA-s. Por kështu nuk mendon pala kosovare. Ministri kosovar i Tregtisë, Bajram Hasani, thot se vendimi nuk ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s, e as atë të MSA-së.