Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 08.08.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishin...

Shikime: ...

Date: 8-Gusht-2018

Kohëzgjatja: 00:36:11

Kanali: DITARI

E majta me iniciativë në Kushtetuese për të anuluar referendumin të cilin e cilëson si antikushtetues. Aleanca për Shqiptarët ndërkohë , vlerëson se fushata propaganduese aktuale e qeverisë, anashkalon shqiptarët në vendimin më të rëndësishëm historik për vendin. Analistët presin ashpërsim të fushatës javën pas 10 gushtit kur pritet edhe qëndrimi përfundimtar i VMRO-ë për referendumin.

Masë përkujdesi ndaj ish kreut të Karposhit, ndaj të cilit policia financiare ka ngritur kallëzim penal . Bashkë me të për keqpërdorim detyre akuzohen edhe katër bashkëpunëtorëve të tij . Sipas policisë financiare , ata kanë dëmtuar kështu buxhetin komunal për thuajse 600 mijë euro. Jakimovski hedh poshtë akuzat duke thënë se nuk ka pasur as lëshime dhe keqpërdorime gjatë qeverisjes së tij për 3 mandate me komunën e Karposhit.

Riatdhesimi I 7 personave që u arrestuan nga MPB për pjesmarrje në luftrat në Siri dhe Irak , është cilësuar nga Pentagoni si akt që tregon se si duhet luftuar ideologjia e ISIS-it. Sociologu Ali Pajaziti vlerëson se, këta njerëz kanë mungesë informacinesh se cfarë në të vërtetë po ndodh në Lindjen e Mesme dhe ndikohen nga të ashtuquajturit Imamë të rrjeteve sociale Ai kërkon më shumë punë për çradikalizimin dhe risocializimin e të kthyerve.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi edhe një herë ka risqaruar se janë 400 km kufij që mund të korrigjohen e kjo nënkupton vetëm bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Metvegjës, sic vetë kanë kërkuar por në asnjë mënyrë ndarje apo këmbim territoresh me serbinë. Por nga Vlora kryeministri Hadainaj rikujton se kufijtë janë shënuar me gjak e si të tillë janë të paprekshëm.