Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 09.08.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Rexhepi...

Shikime: ...

Date: 9-Gusht-2018

Kohëzgjatja: 00:32:42

Kanali: DITARI

NATO me padurim pret që Maqedonia të bëhet anëtare e 30 e aleancës, deklaroi sot në Shkup komandati i lartë i NATO-s për Evropë, Kurtis Skaparoti. Përcaktimi mbi njëzetvjeçar i qytetarëve për integrim në NATO, do të përmbyllet në referendumin e 30 shtatorit, thot minsitreja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Maqedonia nuk ka shënaur progres në luftën kundër korrupsionit, ka vlerësuar trupi i Këshillit Evropian për luftë kundër korrupsionit - GRECO . Në këtë temë janë përplasur sot VMRO-DPMNE dhe LSDM.

Në kuadër të aktiviteteve për mbajtjen e referendumit të 30 shtatorit, Komisioni Shtetëror Zhgjedhor ka vënë në shqyrtim publik regjistrin zgjedhor, sipas të cilit të drejtë vote në referendum kanë mbi një miljon e 800 mij votues. Shqayrtimi publik i regjistrit zgjedhor do të zgjas deri më 23 gusht.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi insiston në qëndrimin e tij për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, por ai thot se Kosova duhet të marr Luginën e Preshevës, pa e dhënë veriun. Ideja e presidentit të Kosovës ka marr mbështetjen e liderët të PDSH-së Mendu Thaçi. Edhe për presidentin serb Aleksandar Vuçiq duket e pranueshme ideja për korrigjim të kufijve, por nuk zbulon se cilat janë pretendimet e Serbisë në këtë drejtim.