Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 10.08.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishin...

Shikime: ...

Date: 10-Gusht-2018

Kohëzgjatja: 00:32:43

Kanali: DITARI

OJQ-të e cilësojnë real raportin e fundit të GREKOS, për mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit në vend. Xhabir Deralla nga Civil, thotë se qeveria po vepron ngadalë, e pikërisht kjo ngadalësi bën që skandalet korruptive, të jenë pikë e nxehtë edhe në këtë raport. Raporti ka përplasur edhe politikën. Partitë akuzojnë njëra tjetrën se kush është më shumë e korruptuar.

Të gjithë mund të bëjnë fushatë për referendum ka sqaruar Komisioni Shtetëror Zgjedhor sipas të cilit, askujt nuk mund t’i kufizohet e drejta për të bërë fushatë pro kundër apo për bojkot të referendumit. Nga KSHZ vazhdojnë apelet ndaj qytetarëve për konrtoll në listën zgjedhore si dhe për diasporën që të paraqitet në kohë nëse dëshiron të votojë në referendumin e 30 shtatorit. Sa i përket listës zgjedhore KSHZ thotë se të dhënat i azhurnon MPB por potencojnë se asnjëherë nuk do të mund të ketë listë tërërsisht të pastër

Qyteti I Shkupit vazhdon të këmbëngulë se po kryen spërkatje kundër mushkonjave, me avionë. Por VMRO thotë se qytetarët nuk po i shohin avionët, por po i ndjejnë pickimet e mushkonjave që asesi nuk po pastrohen . Nga qyteti i Shkupit këmbëngulin se spërkatja po bëhet , por me avionë pa zhurmë, prandaj qytetarët nuk e kanë dëgjuar zhurmën.

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç e quan zgjidhje kompromisi Propozimi për ndarjen e territorit të Kosovës Sipas tij, ata që thonë se nuk duhet të ketë ndryshim kufijsh duhet të kenë turp. Kjo vlen edhe për Maqedoninë, e cila e ka njohur Pavarësinë e Kosovës dhe tani thotë se nuk ka ndryshim kufijsh”, tha Daçiç.