Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 13.09.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishin...

Shikime: ...

Date: 13-Shtator-2018

Kohëzgjatja: 00:34:15

Kanali: DITARI

Vazhdon përkrahja ndërkombëtare dhe fqiut shqiptar për marrëveshjen e Prespës. Ndihmes sekretari amerikan i Mbrojtjes Ues Micel perfaqesuesja e larte BE-se Mogerini, dhe kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati zbarkuan në Shkup. Perspektivat euroatlantike të vendit si dhe situata aktuale politike ne vend dhe rajon ka qene fokusi i bisedave me zyrtaret e shtetit dhe politikanet. Diplomati amerikan Micel, Mogrini dhe Bushati riafirmuan perkrahjen e fuqishme te SHBA-se dhe BE-se për antarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Maqedonia është para një udhëkryqi të madh, por dhe para një momenti historik për të përcaktuar të ardhmen e saj, por me mbështetjen e BE dhe faktorit ndërkombëtarë, Maqedonia do të kalojë edhe këtë udhëkryq, tha kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij para eurodeputetëve. Ai shtoi se Marrëveshja e Prespës është kompromis për të lëvizur përpara, duke shtuar se Maqedonia e ka mundësinë të ecë përpara dhe të harrojë të kaluarën.

Parlamenti Evropian me shumicë votash i ka dhënë dritë jeshile rekomandimit të Komisionit evropian për liberalizimin e vizave për Kosovës. Raportuesja për vizat në Parlamentin Evropian Tanja Fajon, tha se qytetarët e Kosovës e meritojnë votën pro, pasi institucionet e Kosovës i kanë përmbushur gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, para trupit gjykues kanë dhënë dëshmi të reja deputeti i Partisë Demokratike për lëvizje të Turqëve Enes Ibrahim dhe ish deputeti Petar Atanasov, të cilët spjeguan ndodhitë e asaj mbrëmje. Ngjarjet e 27 prillit, dhe situatën tejet të tensionuar brenda kuvendit, e përkujtuan edhe deputetët tjerë të ftuar në cilësinë e dëshmitarit, Katerina Kuzmanovska dhe Hari Llokvenec.