Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 14.09.2018

Ditari 1 së bashku me Fitore Demollin...

Shikime: ...

Date: 14-Shtator-2018

Kohëzgjatja: 00:40:21

Kanali: DITARI

Eurokomisioneri Johanes Hahn, është i prerë .Vendit mund ti mbyllet për dekada, madje edhe përgjithmonë, dera e BE-së, nëse më parë nuk zgjidh kontestin për emrin me Greqinë. Kryeministri grek Tscipras shpreson që qeveria në Shkup të ketë sukses në implementimin e të gjitha fazave të marrëveshjes së Prespës. Edhe Ministri gjerman, Roth thotë se vendi gjendet para shancit historik që duhet shfrytëzuar tani, pasi nuk dihet nëse përsëritet më në të ardhmen .

Qeveria norvegjeze do të mbështesë me 2 milion euro ndihmë vendin tonë, për fillimin e negocatave me BE-së. Ndihma norvegjeze synon ndërtimin e kapaciteteve për procesin e integrimit.

KSHZ vazhdon sipas të gjitha planifikimeve përgatitjet për referendumin. Tashmë është qartësuar se nuk do të votohet në 81 vendvotime, ku ka më pak se 10 votues të regjistruar. Janë gati edhe materialet propaganduese të KSHZ-së e cila në këtë fushatë do të përcjellë mesazhin, “Qëndrimi yt, e drejta jote” .

Euroambasadori Zhbogar e sheh më të shtensiouar situatën aktuale në media. Sipas tij, pamundësia e reklamimit qeveritar, ka cliruar mediat nga presionet dhe tashmë shihet shtim i mendimit kritik, por gjithsesi që gjërat janë ende në fillim e ka shumë punë në këtë drejtim.