Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 13.10.2018

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 13-Tetor-2018

Kohëzgjatja: 00:27:05

Kanali: DITARI

VMRO - DPMNE në mbledhjen e komitetit ekzekutiv mori vendim të filloj përgatitjet për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kreu I kësaj partie Hristijan Mickoski përsëriti qëndrimin se partia e tij mbetet e prerë kundër marrëveshjes me Greqinë dhe kundër ndryshimeve kushtetuese. Ndërkohë, LSDM fton deputetët e opozitës që të kuptojnë rëndësinë historike dhe të mbështesin ndryshimet kushtetuese të cilat sigurojnë ardhmërinë euroatlantike të vendit. Edhe nga BDI vlerësojnë se ende nuk janë shterur tentimet për sigurimin e 2/3.
Nënkryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence përmes një letre dërguar kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i shprehë mirënjohje për lidership e treguar në marrëveshje, dhe thekson se 90 për qind e atyre që votuan në referendum e mbështetën marrëveshjen e Prespës, dhe me këtë konfirmuan të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë.
Prokuroria Speciale Publike hapi një hetim të ri të koduar me emrin “Banka Postare”, ku të dyshuar janë 9 persona për veprën penale, “Pastrim parash” me çka në mënyrë të paligjshme kanë përvetësuar rreth 5 milionë euro. Në këtë rast përmenden edhe Nikolla Gruevski dhe Lubço Georgievski të cilët mohojnë përfshirjen e tyre. Në Prokurorinë Speciale ka dorëzuar dokumente Zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani , të cilat siç u shpreh ai do ta dëshmonin pafajësinë për punën e tij në atë periudhë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi.11 persona, 10 nga të cilët emigrantë klandestinë, kanë gjetur vdekjen pasi mjeti që u i transportonte u përfshi nga flakët si pasojë e një përplasjeje.