Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 14.10.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Rexhepi...

Shikime: ...

Date: 14-Tetor-2018

Kohëzgjatja: 00:23:51

Kanali: DITARI

Në seancën e nesërme kuvendore në rend dite do të jetë nevoja për ndryshimet kushtetuese, për të cilat nevoiten edhe votat e deputetëve opozitarë. LSDM ka ftuar deputetët e VMRO-së të mbsëhtesin ndryshimet, por nga partia opozitare kanë ngelur në qëndrimet e njohura kundër marrveshjes së Prespës. Ndërsa Analistët Petar Arsovski dhe Qashif Bakiu janë të ndarë në vlerësime sa i përket mundësisë për të siguruar votat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese.
Marrëveshja Prespa është një mundësi e pa përsëritshme për pajtim dhe mbylljen e kontestit dy dekadash mes të Shkupit dhe Athinës, ka deklaruar përfaqësuesja e lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme të Bashkimi Evropian, Federica Mogherini. Sipas saj nëse marrveshja implementohet me sukses, fitimtarë do të jenë jo vetëm Maqedonia dhe Greqia por edhe i tërë rajoni.
Qeveria i ka propozuar Kuvendit ribalancin e buxhetit për vitin 2018.Sipas minsitrit të financave Dragan Tevdovski nga ribalanci do të përfitojnë pushteti lokal Agjencioni për Punësim, Fondi Shëndetësor dhe ai Pensional. Por votimi i ribalancit në kuvend është i mundur vetëm nëse nuk shpallen zgjedhje të parakohëshme. LSDM dhe VMRO shkëmbyen kritika edhe në këtë temë.
Të akuzuarit për rastin Lagja e Trimave, po presin hetimin e paralajmëruar ndërkombëtar, për të ardhur deri te e vërteta se çfak kishte ndodhur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, thot avokati mbrojtës NAser Raufi. Gjykata e shkallës së parë për veprën” Terorizëm” dhe “Organizim terrorist”për këtë rast i ka shpallur fajtorë 33 të akuzuar.