Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 16.10.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishi...

Shikime: ...

Date: 16-Tetor-2018

Kohëzgjatja: 00:35:36

Kanali: DITARI

Edhe debati i sotëm për ndryshimet kushtetuese zhvillohet me akuza të ndërsjella, por nuk munguan as përplasjet e opozitës me kryeparlamentarin Talat Xhaferi. Deputetët e VMRO-së kërkuan nga Xhaferi që ti mundësojë liderit të tyre Mickovski të mbajë fjalim për ndryshimet kushtetuese, por kjo u mohua nga Xhaferi me arsyetimin se rregullorja nuk e lejon një gjë të tillë. Opozita insiston të mos hapet kushtetuta, ndërsa pozita përpiqet ta bindë pasi sipas tyre kompromis më të mirë nuk ka.
Kryeministri grek Cipras në një takim të fshehur me partnerin e tij të koalicionit Kamenos, janë pajtuar të mos e prishin koalicionin të paktën deri në mars të vitit të ardhshëm, kur në Parlamentin grek do të gjendet për votim Marrëveshja e Prespës, shkruajnë mediat greke. Kotcias, nuk deshi të japë detaje nëse vërtetë ka pasur një takim të tillë por tha se nuk ka marrëveshje më të mirë se kjo që është arritur.
Gjykata liron nga arresti shtëpiak deputetin e VMRO-DPMNE-së Sasho Vasilevski i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit . Për këtë vendim gjykata ka pranuar garancë prej 400 mijë euro, dhe t’i mirret dokumenti i udhëtimit. Prokurorja publike tha se nuk bëhët fjalë për amnesti dhe nuk do ta ankimojë vendimin.
Të paktën 11 persona vdiqën në Francën jugperëndimore, ku u regjistruan përmbytjet më të mëdha të shekullit, me lumenjtë që dolën nga shtrati dhe vërshuan mbi shtëpi e makina. Edhe pse dje u raportua për 13 të vdekur, dy persona u gjetën të gjallë.