Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 17.10.2018

Ditari 1 së bashku me Migena Gorencën...

Shikime: ...

Date: 17-Tetor-2018

Kohëzgjatja: 00:39:39

Kanali: DITARI

Deputeti I BDI-së, Branko Manajllovski propozon mbrojtje nga shteti për të gjithë deputetët e VMRO-së që do të votojnë ndryshimet kushtetuese. Por integristët menjëherë sqaruan se ky është qëndrim individual I Manajllovskit dhe se nuk ka asnjë marrëveshje për amnisti me VMRO-në. Maxhoranca këmbëngul për konsenzus nacional për ndryshimet kushtetuese dhe përfshirje të opozitës edhe me koston e kompromiseve . Por Mickovski mbetet i prerë. Antarësimi në NATO dhe BE, bëhet me dinjitet e jo përmes nëncmimeve.

Ministri i Jashtem i Greqise, Nikos Kotzias dha doreheqje. Për momentin timonin e dikasterit të punëve të jashtme e ka marrë në dorë vetë kryeministri Cipras që dëshiron të shpjerë përpara implementimin e marrëveshjes së Prespës.

Qeveria i propozon Kushtetueses të mos e pranojë iniciativën , përmes të cilës kërkohet që përgjegjësia për parregullsi në furnizimet publike të transferohet mbi komisionet për furnizime publike dhe funksionarët të mbrohen nga çfarëdo lloj përgjegjësie . Amnesti nuk do të ketë për askënd që shkel ligjet është I prerë ekzekutivi.

Ditën botërore për luftë kundër varfërisë, Maqedonia e shënon me 21 % të popullatës që jetojnë në varfëri apo janë në rrezik social. Organizatat qytetare thonë se duhet punuar në riprogramimin e sistemit të ndihmës sociale.