Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 13.11.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Rexhepi...

Shikime: ...

Date: 13-Nëntor-2018

Kohëzgjatja: 00:31:42

Kanali: DITARI

Ish kryeministri Nikolla Gruevski në profilin e tij në Facebook, ka njoftuar se ndodhet në Budapest madje ka kërkuar edhe azil politik nga autoritetet hungareze, por ende nuk është e qartë nëse i njejti është shkruar nga nga ai apo dikush tjetër që menaxhon profilin. Kryeministri Zoran Zaev pret konfirmim zyrtar të lajmit. Ai tha se Qeveria nuk ka negociuar me askënd dhe nuk do të ndërhyjë në punën e gjyqësorit. Nga VMRO thonë se nuk dine se ku gjendet ish kryetari i tyre.

Në gjykimin për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, u prezentuan SMS porosit e marra nga telefoni i ish kreut të Kuvendit Trajko Veljanovski,. Sipas dëshmive shihet se si ai pikërisht më 27 prill ka lëshuar një porosi deri tek Goran Goshevski. Veljanovski më datë 25 shkurt, i ka lëshuar edhe porosi ish Kryeministrit Nikolla Gruevski.

Rritja e pagave në administratë, do ti motivojë të punësuarit të punojnë profesionalisht dhe tu shërbejnë denjësisht qytetarëve theksoi, Ministri i Administratës Publike Damjan Mancevski. Ai gjithashtu paralajmëroi se muajin e ardhshëm do të filloj faza e dytë e shperndarjes së administratorëve nëpër institucione.

Numri i viktimave nga zjarri përbindësh në Kaliforni ka arritur në 44, duke e bërë atë më vdekjeprurësin në historinë e zjarreve të rëna në këtë shtet. 25 mijë njerëz janë detyruar të evakuohen , 6500 shtëpi në qytezën Paradise, janë shkrumbuar tërësisht duke e zhdukur qytezën poithuajse fare nga harta e Amerikës.