Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 14.11.2018

Ditari 1 së bashku me Migena Gorencën...

Shikime: ...

Date: 14-Nëntor-2018

Kohëzgjatja: 00:37:05

Kanali: DITARI

Kuvendi vendosi ta trajtojë arratisjen e Gruevskit si mungesë pa arsye nëse ai nuk paraqitet në 3 seanca rresht, kjo do të thotë se deputetit të arratisur I vazhdon rroga por me shkurtime për 5 % për cdo mospjesmarrje në mbledhjet e radhës . Vazhdojnë akuzat e opozitës ndëkohë se pushteti e ka ditur madie I ka ndihmuar Gruevskit të arratiset. Maxhoranca hedh poshtë akuzat. Ekspertët vlerësojnë se autoritetet hungareze nuk do të duhej ti japin azil politik Gruevskit që vjen nga një vend i sigurtë.

Gjykata dha urdhër dhe policia paraburgosi Mile Janakievskin dhe Kiril Bozhinovskin. PSP këmbëngul se kishte informata se edhe ata përgatiteshin të arratiseshin. Ish ministrja Jankullvska premton se nuk ka ndërmend të lëshojë vendin. Për të nuk ka vendim paraburgimi

Propozimi i entit shtetëror të statistikës për regjistrim të populates, ku nuk do të figuronte grafa e përkatësisë etnike apo fetare, por vetëm gjuha amë, ka shkatuar reagim të fuqishëm të opozitës shqiptare që e cilëson propozimin si antikushtetues. BDI kërkon fillimisht reformim të Entit të Statistikave e më pas proces regjistrimi.

150 delegatë më 14 nëntor 1908, u bashkuan në Manastir për një qëllim të madh kombëtar, të krijonin alfabetin e shqipes. Në këto 110 vjetor të KOngresit të alfabetit, në Tiranë janë sjellë eshtrat e kryetarit të kongresit të Manastirit edhe njëri prej firmëtarëve të Pavarësisë në vitin 1912, Mid’hat Frashërit