Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 15.11.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishin...

Shikime: ...

Date: 15-Nëntor-2018

Kohëzgjatja: 00:43:40

Kanali: DITARI

Ikja e Gruevskit vazhdon të ejtë ndër temat kryesore në Shkup e Budapest, por edhe në Bruksel e Uashington. Autoritetet në shkup paralajmërojnë kërkesë për ekstradim. Ndërsa në autoritetet hungareze thonë se po shqyrtojnë kërkesën e Greuvskit për azil. Nga ana tjetër VMRO ka fajsuar qeverinë për ikjen e kryetarit të sajë të nderit, derisa LSDM ka bërë me gisht drejt liderit të VMRO-së Hristian Mickovski.

Ekspertët Juridik në vend Xvonko Davidoviq dhe Margarita Caca Nikollovska janë të mendimit se ish kryeminsitri Gruevski nuk i plotëson kushtet për azil Politik, prandaj duhet të riatdhesohet në Maqedoni.

Ish minsitri i transportit Mile Janakievski sot u sollë në seancë gjyqësore për rastin TNT nga paraburgimi i shqiptuar pas ikjes së ish kryemisnitrit Nikolla Greuvski në Budapes, i cili poashtu është i akuzuar për këtë rast. Por Janakievski duke e quajtur të pa drejtë vendimin për të përfunduar në paraburgim ka cituar fjalët popullore kur nuk munden gomarit po e godasin samarin.

Qeveria ka miratuar programin për uljen e ndotjes me të cilin synon që brenda dy vitesh, të ulë për 50% ndotjen e ajrit në kryeqendër dhe 30 deri në 50% në qytetet tjera të vendit. Zëvendësministri i Ekologjisë Jani Markaduli thot se kjo është e mundur me angazhim të përgjithshëm duke përfshirë edhe qytetarët, pasi në mesin e ndotësve më të mëdhenjë janë lëndët për ngrohje të amvisrive.