Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 16.11.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Rexhepin...

Shikime: ...

Date: 16-Nëntor-2018

Kohëzgjatja: 00:32:30

Kanali: DITARI

Tirana zyrtare konfirmon se ish kryeministri Nikolla Gruevski është arratisur përmes Shqipërisë. Zv ministri i brendshëm, Agim Nuhiu, pohon se Gruevski ka kaluar ilegalisht kufirin me Shqipërinë gjë të cilën e konfirmon edhe policia shqiptare. Ndërkohë, Kryeministri Zoran Zaev ftoi Gruevskin por edhe Budapestin zyrtar që të sqarojë nëse ish kryeministri ka ikur vullnetarisht apo është rrëmbyer nga Hungaria. Zaev pret që Hungaria ta riatdhesojë Gruevskin për të vuajtur dënimin me burg në Maqedoni.

Marrëveshja e Prespës mund të jetë si model ndërkombëtar për konteste bilaterale e sidomos në ballkanin e trazuar, por i hap dyert edhe për ekonominë rajonale, tha kryeministri grek Alexis Tsipras. Ai përkujton se BERZH-i do të financojë projekte për lidhje dhe infrastrukturë ndërkufitare, për të mbështetur Marrëveshjen e Prespës.

Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se pjesa më e madhe e buxheti për vitin e ardhshëm do të shfrytëzohet për nevojat e qytetarëve nga të gjitha kategoritë. Ai premton rritje të rrogave në sektorin publik si dhe punësime të reja në atë privat. Edhe Ministri i Financave Dragan Tevdovski paralajmeroi projekte investuese për infrastrukturen hekurudhore, energjetike, bujqesi , dhe parandalimin e ndotjes së ajrit.

Ministria e kultures gjatë kontrollit të dokumentacionit për rikonstruktimin e objetit të Teatrit Shqiptar-Shkup, ka konstatuar se gjithçka është në rregull dhe nuk ka asnjë akuzë ndaj punës së teatrit shqiptar. Nga teatri shqiptar thonë se tentativat për të hedhur baltë mbi këtë institucion janë të pabaza dhe vinë nga qarqe të caktuara.