Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 13.12.2018

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishin...

Shikime: ...

Date: 13-Dhjetor-2018

Kohëzgjatja: 00:35:27

Kanali: DITARI

Ndryshimet kushtetuese kanë hyrë në fazën përfundimtare. Propozim Amandamentet qeveria tanimë I ka dorëzuar për miratim në kuvend dh deri në mes të janarit pritet të miratohen. Qeveria thot se ka marrë parasyshë një pjesë të kërkesave të partive shqiptare, por përcaktimi i shqiptarëve si popullsi mbi 20%, mbetet edhe më tej kategori kushtetuese.

Amnestia për 27 prillin të hënën e javës së ardhëshme pritet të jetë para deputetëve. Nga ky ligj mvaret edhe fati i deputetëve të implikuar në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Sipas vlerësimeve të para së paku 17 persona nuk do të përfshihen me ketë ligj ,mes të cilëve edhe Ish drejtori i Byrosë për siguri Mitko Çavkov dhe ish shefi i DSK-së Vlladimir Atanasovski të cilët përmenden si organizatorë.

Nikolla Gruevski vazhdon të mbetet deputet dhe kryetar nderi I VMRO-DPMNE-së opozitare, por lideri i kësaj parit Hristijan Mickoski thot se nuk ka kurfar kontakti me ish kryeminsitrin në egzil. Mickovski njëherit kërkon amnesti të përgjitshme për 27 Prillin.

Nesër Kosova do të bëhet zyrtarisht me ushtrinë e sajë. Të paktën kështu ka qenë paralajmërimi i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili i uniformuar nga kazerma Adem Jashari, ka uruar pjesarët e FSK-së për detyrën e ri. Edhe ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett duke ri konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për ushtrinë e Kosovës e ka vlerësuar si historik vendimin që pritet të sjell nesër Kuvendi.