Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 07.01.2019

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishin...

Shikime: ...

Date: 7-Janar-2019

Kohëzgjatja: 00:30:38

Kanali: DITARI

Këtyre ditëve vendi është kapluar nga temperature të ulëta dhe rreshje të borës, e cila prej 11 ditësh ka bllokuar fshatrat e malësisë së Karadakut, Malinë, Brezë dhe Tanushë.

Vazhduar vaksinimi i jashtëzakonshëm i fëmijëve në Shkup, për shkak të epidemisë së fruthit të shpallur për gjithë territorin e kryeqendrës. Por edhe përkundër apeleve dhe deklaratave të autoriteteve për sigurinë e vaksinës, intensiteti i vaksinimit mbetet i ulët. Alarm nga fruthi edhe në Shqipëri.

Më 9 janar, fillon faza përfundimtare në kuvend për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që dalin si obligim nga Marrëveshjen e Prespës. Ndërkohë kryeminsitri Zoran Zaev vazhdon përpjekjet për të siguruar votat e 80 deputetëve. Dy partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe BESA kanë kushtëzuar votën “Për” me pranimin e amandamenteve të tyre, për çka nesër pritet takim mes grupeve të punës.

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski nuk e sheh të nevojshme të bashkëpunojë me ndonjë parti shqiptare për të gjetur kandidat konsensual për president, pasi vlerëson se vendit I duhet president lojal e jo konsenzual. Ndërsa kreu i LSDM-së Zoran Zaev është shprehur i gatshëm për kandidat konsenzual me partnerët e koalicionit.