Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 08.01.2019

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishin...

Shikime: ...

Date: 8-Janar-2019

Kohëzgjatja: 00:34:18

Kanali: DITARI

Kryeministri Zoran Zaev dhe kreu i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela dakordohen për korigjime në preambulë. Zaev shpehet se ka marrë konfirmim nga Sela se do të votojnë ndryshimet kushtetuese. Ndërkohë Sela tha se do të insistojnë për barazi në shtet dhe gjuha shqipe të jenë zyrtare në mbarë territorin e Maqedonisë.

2019 – ta do të jetë vit historik i sukseseve dhe e gjithë administrata do të mobilizohet dhe do të punojë me përkushtim në përmbushjen dhe implementimin e reformave të nevojshme, që vendi të fitojë datën për fillimin e negociatave me BE-në, thotë numri “një” i eurointegrimeve Bujar Osmani.

Edhe dy raste të reja nga epidemia e fruthit u konfirmuan sot në një laboratori me çka numri është rritur në 19. Mjekët apelojnë që të gjithë prindërit ti vaksionojnë fëmijët e tyre. Ndërkohë Kompania Makedonia Lek, e cila është distributore e vaksinave kërkon falje për lëshimet dhe pakënaqësitë që u shkaktaun në opinion. Nga kjo kompani theksojnë se vaksinat janë të sigurta dhe se bëhet fjalë për gabim teknik. Edhe më tej vazhdon vaksinimi i fëmijëve dhe deri më tani janë vaksinuar mbi 1100 fëmijë.

Kushti parësor për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është njohja reciproke dhe kjo mund të arrihet në pjesën e parë të këtij viti,deklaron bashkëkryesuesi i delegacionit të Kosovës për bisedime Shpend Ahmeti, pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri Federiak Mogerinin në Bruksel.