Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 09.01.2019

Ditari 1 së bashku me Migena Gorencën...

Shikime: ...

Date: 9-Janar-2019

Kohëzgjatja: 00:38:32

Kanali: DITARI

Filloi sot diskutimi në seancë plenare i fazës së tretë dhe finale e ndryshimeve kushtetuese. Ashtu sic ishte paralajmëruar kjo seanca mbahet pa deputetët e VMRO-DPMNE-së por maxhoranca është e bindur se e ka shumicën e nevojshme prej 80 deputetësh . Para kuvendit protesta.

Analistët vlerësojnë ndërkohë se Mungesa e unitetit politik edhe kësaj radhe rezultoi me pasoja për shqiptarët që në aspektin kushtetues nuk përfituan gjë, përvec disa zëvëndësime të fjalëve.

Banorët e disa lagjeve në Cair për ditë të tëra kanë probleme me energjinë elektrike ata bllokuan sot rrugët. Nga EVN pranojnë problemet e vazhdueshme në këtë zonë që sipas tyre vijnë për shkak të lidhjeve të paligjshme në rrejt të disa prej banorëve. Por protestuesit kërkojnë që EVN të gjejë mënyrën për ti shkycur nga rrjeti vetem ata që keqpërdorin energjinë.

Europa vazhdon të mbetet në darën e të ftohtit, që ka marrë deri tani jetën e 26 personave . Një pjesë nga aksidente në kontinentin e vjetër janë shkaktuar nga moti i keq, por shumica e viktimave kanë humbur jetën prej orteqeve vdekjeprurës. Edhe në shqipëri problem nga bora, fshatra të tëra në malësi janë bllokuar dhe 280 shkolla janë mbyllur.