Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 10.01.2019

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishin...

Shikime: ...

Date: 10-Janar-2019

Kohëzgjatja: 00:28:57

Kanali: DITARI

Shtyhet seance kuvendore për ndryshimet kushtetuese. Kryeminsitri Zaev nuk arriti të sigurojë 80 votat e nevojshme, për çka është në bisedime me BESËN e Kasamit, kërkesat e së cilës kundërshtohen nga grupi i 8 deputetëve të larguar nga VMRO-DPMNE. Para kuvendit u protestua kundër ndryshimeve kushtetuese, protesta që po përkrahen edhe nga VMRO-DPMNE.

Rreshjet e borës prej disa ditësh kanë kapluar vendin, duke vështërsuar komunikacionin në disa pjesë të vendit. Fshatrat e malësisë së Karadakut të Shkupit Brezë, Malinë dhe Tanushë prej disa ditësh kanë mbetur të bllokuara. Minsitri i Pushtetit Lokal Suhejl Fazliu premton se personalisht do të angazhohet në kontakt edhe me kryetarin e kësaj komune që tu dilet në ndihmë këtyre fshatrave. Bora ka vështërsuar qarkullimin edhe në Malësinë e Tetovës dhe komuna tjera.

Shtatë raste të reja të dyshuara me fruth janë regjistruar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup. Të gjitha rastet janë fëmijë të moshës mbi dy vjeç dhe vijnë nga çerdhja “Dielli” e cila ndodhet në lagjen Novo Lisiçe të komunës së Aerodromit.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta nuk e ka dekretuar kosovarin Gent Cekaj për ministër të punëve të jashtme të Shqipërisë. Por kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar këtë qëndrim të presidentit të turpshëm dhe antikushtetues.