Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 11.01.2019

Ditari 1 së bashku me Gazmend Rexhepi...

Shikime: ...

Date: 11-Janar-2019

Kohëzgjatja: 00:30:53

Kanali: DITARI

Kryeministri Zoran Zaev dhe Bilall Kasami kanë arritur marrëveshje për votat “pro” të dy deputetëve të Lëvizjes Besa, për ndryshimet kushtetuese. Sipas marrëveshjes, është pranuar ligji kushtetues për nënshtetësinë, e cila do të jetë “maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, me të cilin do të shpjegohet etnia dhe do të konfirmohet në gjitha ligjet që është e nevojshme. Në çdo moment pritet të filloj edhe séance parlamentare për ndryshmimet kushtetuese.
Ministrja e drejtësisë Renata Deskoska deklaroi se kërkesat e VMRO DPMNE-së për propozim Ligjin për paramndalimin e korruptimit janë të papranueshme pasi dëmtojnë cilësinë e ligjit, dhe janë në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit Evropian. Ajo fton deputetëve të VMRO DPMNE-së që të heqin dorë nga kërkesat e tyre dhe të mbështesin propozim ligjin për parandalimin e korruptimit, i cili është në procedurë parlamentare.
Rreth situates me epideminë e fruthit është angazhuar edhe Ministria e Arsimit dhe shkencës. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arber Ademi, thotë se janë në kordimin me Ministrin e shëndetësisë dhe Punës dhe politikës sociale për gjendjen aktuale në teren, dhe varësisht nga situate do të vendosin se a do të fillojë gjashtëmujori i dytë me 21 janar apo do të shtyhet.
Autostrada Shkup-Bllacë, projekt i shumë kërkuar do të realizohet së shpejti. Muajin e ardhshëm do të shpallet tenderi, ndërsa ndërtimet për fazën e parë pritet të fillojnë në tremujorin e dytë të vitit. Projekti ka rëndësi të madhe strategjike jo vetëm për ndërlidhje rajonale dhe politike por edhe për aspektin ekonomik, thotë zëvendëskryeministri Osmani.