Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 15.01.2019

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishin...

Shikime: ...

Date: 15-Janar-2019

Kohëzgjatja: 00:31:30

Kanali: DITARI

Hyri në fuqi ligji për shqipen. Kryeparlamentari Xhaferi thot se shpallja në gazetën zyrtare me nënshkrimin e tij ka qenë në përputhje me ligjin. Kështu vlerëson edhe qeveria dhe aprtit në pushtet BDI dhe LSDM. Por Presidenti në largim Ivanov dhe VMRO-DPMNE-ja opozitare vleërsojnë se është vepruar në mënyrë joligjore dhe ekziston bazë për ndjekje penale të Xhaferit.

Ligji për përdorimin e gjuhëve parasheh që në institucionet e nivelit qendror si në Kuvend, Qeveri, organet e pushtetit gjyqësor dhe institucione tjera, si në të folur ashtu edhe në të shkruar të përdoret edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Në një prononcim për TVM2 zëvendëskryeminsitri Bujar Osmani thot se të gjitha institucionet duhet të angazhohen për implementimin e ligjit, ndërsa nuk do të mungojnë mjetet financiare.

Zgjedhjet presidenciale në vend mund të mbahen më 21 prill ndërsa raundi i dytë më 5 maj. Paralajmërimi vlen kryeparlamentari Talat Xhaferi , i cili sqaron se së bashku me zgejdhjet presidenciale do të mbahen edhe zgjedhjet lokale në tre komunat që aktualisht janë pa kryetarë.

Marrveshja e Prespës për emrin e Maqedonispë e ka çuar në votbesim qeverinë greke. Por kryemisnitri grek Aleksis Cipras është optimist se do të mbijetojë votbesimin, ndërsa gjat fjalimit në kuvend ka mbrojtur marrveshjen për emrin. Por Lideri i opozitës greke Micotakis ka kërkuar rrëzimin e qeverisë pasi siç ka thënë ai vota për qeverinë Cipras do të jetë vote për marrveshjen e Prespës.