Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 19.01.2019

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 19-Janar-2019

Kohëzgjatja: 00:25:39

Kanali: DITARI

Është formuar trup koordinativ i cili do të përgatit planin strategjik për implementimin e ligjit të gjuhëve deklaroi zv,kryeminsitri për eurointegrime Bujar Osmani. Ky plan sipas tij do të shqyrtohet në seancën qeveritare dhe për materializimin e ligjit në kuadër të afateve do të angazhohen të gjitha institucionet e vendit. Ligji për gjuhët përplas partite politike maqedonase VMRO DPMNE- në dhe LSDM-në.
Ligjin e ri të antikorrupsionit të rekomanduar nga BE, analistët e vlerësojnë si shumë produktiv dhe efektiv për zbatimin e reformave meqë komisioni kundër korupsionit ka autorizime juridike por edhe të kontrollit financiar dhe mund të ngrejë padi nëse ka indicie për vepra korruptive. Me ligjin e ri parashikohet që në krye të komisionit të zgjidhet person që s’ka qenë I përfshirë në politikë dhjetë vitet e fundit dhe kjo sipas analistëve shton besimin e qytetarëve tek komisioni.
Shkupi, mbrëmë është radhutur në vendin e parë mes shteteve më të ndotura në botë. Ndotja e lartë e ajrit në Shkup edhe sot është aktive, gjë që ka shkaktuar reagime tek qytetarët.
Të paktën 66 persona kanë vdekur dhe 76 të tjerë janë plagosur për shkak të zjarrin që ka rënë në një naftësjellës në qendër të Meksikës.