Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari - 24.04.2019

Ditari 1 së bashku me Gazmend Rexhepin...

Shikime: ...

Date: 24-Prill-2019

Kohëzgjatja: 00:37:41

Kanali: DITARI

Skender Buzaku, vazhdon të insistojë se është kryetar I ri i BFI-së sipas vendimit të gjykatës . Akuzon se mbrëmë është sulmuar fizikisht nga një grup i Sulejman Rexhepit. Ky i fundit vazhdoi sot takimet e planifikuara . Nga gjykata Shkupi 2 thonë se vendimin e kanë marrë pas kërkesës së BFI-së e nëse ka qenë e falsifikuar ose jo dorëheqja e Rexhepit, sic qëndron në kërkesë, për këtë vendos tjetër instancë. Partitë politike shqiptare e cilësuan si skandaloz ndërhyrjen e gjykatës në punët e brendëshme të BFI-së.

Në kuvend drejtësia selective është kthyer në temë kryesore në debatin plenar. BDI auzon për drejtësi selective. VMRO përkujton se drejtësia selective ka dy vjet që ndodh. Ekspertët vlerësojnë se një jetë njerëzore nuk mund të vlejë në një rast sa 39 vite burg e në një rast tjetër vetëm 6 vite.

Kryeministri Zoran Zaev riparalajmëroi rikonstruim të qeverisë pas zgjehdjeve. Zv kryeminstri Bujar Osmani përkujton se për funksionarët e BDI-së, vendos AliAhmeti. Tha se partia e tij gjatë këtij mandati ka arritur të realizoj të gjitha premtimet parazgjedhore.

Gjithcka është gati për vizitën e Papa Françeskut më 7 maj. Ngjarja qendrore, mesha e shenjtë me të cilën do të kryesojë Papa Françesku, do të mbahet në sheshin e Shkupit. Për të marrë pjesë në ceremoni, qytetarët duhet të posedojne bileta që ndahen falas.