Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari1 - 11.05.2019

Ditari 1 së bashku me Leunora Kaliqin...

Shikime: ...

Date: 11-Maj-2019

Kohëzgjatja: 00:25:48

Kanali: DITARI

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ia dorëzoi certifikatën Stevo Pendarovskit me të cilën edhe zyrtarisht vërtetoi se është zgjedhur Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kryetari i sapozgjedhur Pendarovski premtoi se ndër detyrat e tij të para do të jetë dekretimi i ligjeve të pa nënshkruara nga paraardhësi tij.
Qeveria është e gatshme për kompromise me opozitën për ligj më cilësor për Prokurori Publike, por nuk do të pajtohemi për të vënë në pikëpyetje hetimiet e PSP-së në të ardhmen, thotë Ministrja e mbrojtjes Radmila Sheqerinska. Ajo shprehet optimiste se do të gjejnë gjuhë të përbashkët me opozitën për ligjin e ri për Prokurori Publike para shpalljes së vendimeve të BE-së. Edhe ekspertët juridik vlerësojnë se ajo që mund ti çojë partitë politike drejt një zgjidhjeje, është procesi euro-integrues i vendit.

Qeveria ende pa detaje së në çfarë mënyre do të rrisë pagën minimale. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perendimore mbështet një nga opsionet e qeverisë siç është subvecionimi i kompanive që këta të rrisin pagën minimale ndaj të punësuarve, por me kusht që ajo të bëhet në mënyrë proporcionale për të gjitha industitë njësoj.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe përsëriti qëndrimin se nuk heq dorë nga vendimi që në kopshte dhe shkolla të pranohen vetëm fëmijët e vaksinuar, sepse vetëm në këtë mënyrë do ti jepet fund gjendjes momentale me epideminë e fruthit. Ai tha se vendimi përfundimtar do të dihet të hënën, pas takimit që do të zhvillojë me Ministrin e Arsimit, dhe ministren e Drejtësisë.